Auto

Kujdes me ngjyrën e veturës kur vendosni të blini një të re

Nëse jeni duke shikuar për të blerë një veturë të re, një nga zgjedhjet më të rëndësishme është ngjyra. Blerësit në Evropë ka dhjetë vjet që nuk i kushtojnë shumë rëndësi ngjyrës.

Rreth 75 për qind e veturave të reja të shitura vitin e kaluar ishin në nuancat gri, argjend, e zezë e bardhë, ndërkohë të gjitha ngjyrat e tjera zënë vetëm rreth 25 për qind të tregut dhe ndër to nuancat më të njohura janë bluja dhe e kuqja.

Bota e veturave nuk është shumë e gjallë për momentin, sa u përket ngjyrave.

Arsyeja e popullaritetit të madh të ngjyrave neutrale është se pothuajse të gjithë klientët nga bizneset zgjedhin vetëm ngjyra të tilla, ndërsa edhe klientët privatë shkojnë në “të sigurt”.

Hulumtimi i kryer nga faqja e njohur gjermane “Mobile.de” tregoi se ngjyra e veturës mund të luajë rol në vlerën e veturës së përdorur gjatë shitjes së saj.

Në varësi të ngjyrës, vetura mund të jetë deri në 27 për qind më pak e vlefshme sesa mesatarja, por edhe deri në 13 për qind më e vlefshme sesa mesatarja.

Zgjedhja më e sigurt janë pikërisht ngjyrat gri, bardh dhe zi. Argjendi nuk është më popullor dhe është ndër humbësit më të mëdhenj. Ngjyrat “më të gëzuara”, pothuajse gjithnjë sjellin humbje kur veturat e vjetra shiten. Përjashtim bënë ngjyra e verdhë, e cila është e rrallë, por aktualisht është veçanërisht e popullarizuar te makinat sportive.

Më poshtë është një listë që tregon se sa humbin ose fitojnë në çmim veturat me ngjyra të caktuara në krahasim me çmimin mesatar. \autoblog

Vjollcë -27.2 për qind

Argjend -25.0 për qind

Ari -23,1 për qind

Ngjyra të tjera -22.2 për qind

E kuqe -11.5 për qind

Blu -9.8 për qind

Gjelbër -1.3 për qind

Portokalli +5.4 për qind

E bardhë +5,9 për qind

E zezë +9,5 për qind

Gri +9,7 për qind

E verdhë +13,3 për qind