Në përgjithësi, veturat janë të gjata nga 3 deri në 4 metra. Por, për veturën e quajtur “American Dream”, ky “rregull” nuk vlen.
E ndërtuar në vitin 1986, vetura e përkthyer si “Ëndrra amerikane”, është e gjatë 30 metra, duke u regjistruar edhe në rekordin botëror.
Atë e kishte punuar Jay Ohrberg, në fillim 18.28 metra, me 26 rrota, por më vonë e rriti. Një limuzinë e veçantë ,e bardhë dhe me flamuj amerikanë, mund të zërë vendin e 12 makinave “Smart fortwo” në parking.

“American Dream” përfshin ulëse, një pishinë të vogël, vaskë, fushë mini-golfi e 75 ulëse. Ajo është restauruar me kohë, duke iu bërë ndërhyrje kozmetike.


