Auto

Vetura më e rëndësishme e garave nga Aston Martini pritet të shitet mbi 20 milionë dollarë

Vetura më e rëndësishme e Aston Martin, DBR1, e vitit 1956 numër 1, ishte e para nga pesë të tilla të ndërtuara për të fituar garën Le Mans.

Aston Martin me DBR1 konkurronte kundër Ferrari 250 GTO e Mercedes Benz 300 SLR, dhe ishte ëndrra e David Brown për të fituar Le Mans.

Ky sukses erdhi në fitin 1959 me DBR1, por jo me atë që do të dalë në ankand.

Kjo shasi me numrin 1 është konstruktuar nga dizajneri i veturave për gara, Ted Cutting, dhe ka bërë debutimin e parë të tij në vitin 1956, por pas 22 orëve është pensionuar për shkak të një problemi me motor.

Me këtë veturë planifikohet të thyhet rekordi prej 21,8 milionë dollarë i veturës jaguar D-Type XKD 501, i cili është shitur në të njëjtin ankand gjatë vitit të kaluar.

{gallery}