Auto

Tesla synon të hyjë në tregun indian më 2021

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, të premten ka paralajmëruar se më 2021 synon të hyjë në tregon e Indisë, shkruan KOHA.

“Vitin tjetër me siguri”, ka thënë Musk në një përgjigje në Tëitter në një postim ku ishte paraqitur një mesazh në një fanellë “India e do Teslan”.

“Faleminderit për pritjen”, ka shkruar tutje ai.

Hyrja e Teslas në Indi mund të jetë pikërisht në kohën kur kryeministri, Narendra Modi se do të rritet fokusi në promovimin dhe prodhimin e automjeteve elektrike.