Kompania amerikane Roush Performance, e cila merret me modifikimin e veturave, për panairin e ardhshëm që do të mbahet në New York, nga 19 - 29 prill, është përgatitur që të prezantojë modelin Mustang Stage 3, Mustang GT i modifikuar i vitit 2019.
Roush, për këtë Mustang Stage 3 ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), maskën e përparme të re, kofanon me vrima për ajër, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), transmeton Koha.net. Po ashtu, ky Mustang i ri vjen edhe me amortizatorët e rinj, set të ri të rrotave prej 20-inç me ngjyrë të zezë e goma 275/35R20, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, ulëset sportive, si dhe paketën sportive për interier.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Gjithashtu, kjo kompani amerikane ka përforcuar edhe motorin, 5.0-litër V8, e Mustang Stage 3 në 710 kuajfuqi.
Sa i përket çmimit, paketa “2019 Roush Stage 3” në SHBA fillon nga 22.925 dollarë.