Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumica e rrugëve të asfaltuara në Skenderaj u dëmtuan për shkak ndërtimit të dobët

Të pakta janë rrugët e asfaltuara në Kosovë nga paslufta, e në të cilat nuk është dashur të intervenohet.

Kjo për shkak të cilësisë së dobët të asfaltit, që shpesh herë ka qenë në s’përputhje me standardet dhe me vetë zotimet e kompanive që i kanë shtruar ato, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç cilësisë, shumë herë asfaltimi është bërë pa i rregulluar paraprakisht gypat e kanalizimeve, si dhe ata të ujësjellësit, gjë që asfalti është dashur të thyhet për instalimin e tyre.

Rasti i fundi është asfaltimi i rrugës në qendër të Skënderajt, ku brenda një periudhe shumë të shkurtër, komuna është detyruar të intervenojë sërish.

Sipas opozitës së kësaj komune, kjo rrugë nuk është e vetmja që është dëmtuar menjëherë pas asfaltimit. Ata kanë akuzuar zyrtarët komunalë se tenderin ia kanë dhënë një kompanie, edhe pse e kanë ditur se nuk mund t’i kryejë punët ashtu siç duhet.

Qytetarët janë kundër këtyre intervenime, duke thënë se kjo çon deri të shpenzimet shtesë të mjeteve të taksapaguesve.

Nga ana tjetër, zyrtarë të komunës nuk kanë dashur të flasin lidhur me këtë problem.

Ndërkaq, ekspertë të ndërtimtarisë tregojnë arsyet e mosqëndrueshmërisë në periudha më të gjata të asfaltit.

Profesori i ndërtimtarisë, Naser Kabashi, thotë se nuk janë ndjekur hapat, të cilët është dashur të ndërmerren para dhe pas asfaltimit siç janë studimi i fizibilitetit dhe testet paraprake.

Sipas profesorit, deri te prishja e shpejtë e asfaltit të shumë rrugëve, ka ndikuar edhe fakti se ato janë asfaltuar në kohën kur temperaturat ishin të ulëta.