Prapa po valon krijimi i tij. Muhamer Ibrahimi është ideatori i flamurit, i cili më 2008 fitoi konkursin për përzgjedhjen e flamurit.
Ai thotë se në mbi 5000 punimeve, flamuri që sot na përfaqëson arriti të zgjidhej fitues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ideja për flamur ka qenë jo vetëm e imja, por edhe e shumë krijuesve dhe shumë politikanëve ose njerëzve publikë që Kosova duhet të ketë një flamur, sepse nuk munden dy shtete të përfaqësohen me një flamur. Fati deshi që unë e fitova konkursin dhe ky flamur që është sot ka fituar në mesin e 5000 punimeve”, ka thënë ai.
Harta me ngjyrë ari e gjashtë yjet janë elementet kryesore të simbolit.
Ibrahimi përshkruan domethënien e tyre dhe arsyen e ngjyrave të përzgjedhura.
“Konkursi ka pasur disa kritere, të cilat janë: flamuri i Kosovës nuk duhet ta përfaqësojë ndonjërin nga etnitë ose nga kombet, nuk duhet t’u përngjajë flamujve të shteteve tjera, nuk duhet të ketë kombinimin e ngjyrave kuq e zi. Harta është përdor edhe më herët, në logo që e kanë përfaqësuar Kosovën. Ngjyra e Hartës është e artë, jo e verdhë e që përfaqëson Kosovën si vend i pasur. Ndërsa yjet i përfaqësojnë komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka shpjeguar ai.
Ndonëse si shtet, Kosova u pavarësua vonë, sipas kreatorit, shqiptarët e Kosovës gjithmonë ishin një me simbolet e Shqipërisë.
Andaj ai thotë se komentet për krijimin e tij ishin të shumta, qoftë negative apo edhe pozitive.
“Komente ka pasur prej më të ndryshmeve, ka pas prej më ekstremeve që kanë thënë na e prishe flamurin por ka pas edhe pozitive që kanë treguar se janë gëzuar për flamurin e ri, për fillimin e një ardhmërie të re”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ideatori përshkruan ndjenjat që ka për çdo përvjetor të shpalljes së pavarësisë, e ajo që e veçon është krenaria.
“Nuk ka ndjenjë më të veçantë e ndjenjë që më ka bë me u ndje krenar mua dhe të gjithë ata që më njohin. Emocionet sa herë që vjen dita e shpalljes së Kosovës ose sa herë që e shoh flamurin duke valuar në gara ndërkombëtare gjithmonë më kujtohen ato ditë.”
Krenarinë ai e sheh edhe në sytë e familjarëve të tij, për të cilët thotë se ndihen të lumtur sidomos gjatë prezantimeve të shtetit në vendet e huaja.
Zhvillimin e shtetit përgjatë këtyre viteve, kreatori e sheh të stagnuar, megjithatë, thotë se është optimist për arritjet që mund të realizohen.
“Për sa ja ka vlejtur, nuk ka ndjenjë më të veçantë e nuk ka asgjë më të vlefshme. Ndryshimet ose përparimet e Kosovës pa marrë parasysh ato dritëhijet, stagnimet, kemi arrit deri diku. A jemi të kënaqur? Jo! Mirëpo Kosova ka arritje të ndryshme në aspektin kulturorë, në aspektin sportiv, në atë ekonomik e politik kemi stagnuar pak mirëpo në aspektet e tjera ka arritje”, ka thënë Ibrahimi.
Flamuri i Kosovës është elementi kryesor i zbukurimit të qyteteve në çdo përvjetor të shpalljes së pavarësisë.