Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka njoftuar se ky i fundit po dërgohet në burgun qendror në Beograd nga Emergjenca ku dje u shtrua pasi u raportua se ishte rrahur nga zyrtarë të shërbimit sekret.
Stojkoviq ka thënë se Sanduloviqi po transferohet në burg kur “jeta e tij është në rrezik”.
“Ata po e largojnë sepse Nikola vendosi lule në varret e shqiptarëve. Është akuzë zyrtare dhe formale ndaj tij. Më lejoni të përsëris, akuza zyrtare ndaj tij është se ka përhapur urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule në varret e shqiptarëve duke kërkuar falje nga shqiptarët për krimet e kryera”, ka shkruar ai në plaformën X.
Sipas avokatit, Stojkoviq është rrahur dy ditë më parë në ndërtesën e BIA-s për këtë arsye: “sepse vendosi lule në varret e shqiptarëve në Kosovë”.
Postimi i avokatit të Sanduloviqit:
? BREAKING 4 / BELARUS 2:
— Advokat Čedomir Stojković ☘️????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 5, 2024
This is a video of Nikola Sandulović being taken from the Emergency Center of the hospital in Belgrade to the Central Prison, by order of the public prosecutor from Nis, at the moment when Nikola's life is in danger
They are taking him away because… https://t.co/H6Ri5avZYH pic.twitter.com/t9BcMNVp4s
Vajza e Sanduloviqit: Ai është i palëvizshëm, duket se u helmua me agjent nervor
Vajza e politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka folur mbi gjendjen e të atit pas raportimit se ai është rrahur brutalisht nga shërbimi sekret i Serbisë.
Sipas Klara Sanduloviqit, babai i saj ishte “kthyer në shtëpi në gjendje të keqe” të enjten pasdite. Ajo për mediumin kroat ”Slobodna Dalmacija”, ka thënë se dyshohet se Sanduloviqi është i paralizuar, se kishte shenja dhe lëndime të shumta nëpër trup.
“Gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë hapur dhe babai im nuk ishte askund.. ajo menjëherë shkoi në polici për ta raportuar të zhdukur dhe ata i thanë ‘mos u shqetëso zonjë, ai është i sigurt, do të kthehet’. Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull”, ka treguar ajo.
“Me sa duket është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur ai është helmuar me agjent nervor ushtarak””, ka thënë ajo duke shtuar se Sanduloviq ishte në prag të vdekjes edhe më herët pasi ishte helmuar dy vjet më parë me agjent nervor dhe se u mbijetoi dy tentim vrasjeve me eksplozivë.
