Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Mal të Zi nën dyshimin se kanë kryer krime lufte.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se autoritetet e Malit të Zi në bashkëpunim me ato të Kosovës më 1 tetor kanë arrestuar Z.V. shtetas i Kosovës i kërkuar për krime lufte. Më 4 tetor është arrestuar edhe I.B. i dyshuar për të njëjtën vepër. Të dy janë kapur në territorin e Malit të Zi.
Lidhur me rastet personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga shteti i Malit të Zi për në Republikën e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore.
“Policia e Kosovës përmes ILECU-t, vazhdon në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera, dhe me organizatat ndërkombëtare policore e të sigurisë, me qëllim të arrestimit të personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimit apo sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.