Arbëri

Sot u dorëzohen familjarëve trupat e tre të vrarëve në Banjskë

Trupat e tre të vrarëve në Bansjkë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot [e shtunë] familjarëve.

Burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se trupat e të vrarëve sot i marrin familjarët e tyre.

Ndërkohë, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar të enjten se autopsia e trupave të sulmuesve të vrarë në Banjskë të Zveçanit është kryer mirëpo ata nuk do të iu dorëzohen familjarëve pa iu bërë identifikimi shkencor.

Më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Në një aksion pasues, nga përplasja e Policisë me grupin e armatosur mbetën të vrarë tre sulmues. Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan. Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Në aksion është kapur arsenal armësh. 

Qeveria e Kosovës, BE-ja e SHBA-ja e kanë cilësuar si sulm terrorist.