Arbëri

Situatë e qetë në Jarinjë, në dalje po realizohen kontrolle të detajuara

kufi

Foto nga arkivi

Situatë e qetë raportohet të jetë të shtunën në pikën kufitare në Jarinjë, e cila është e bllokuar për hyrje në Kosovë që nga 24 shtatori, ditën e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Për çdo automjet që po del për në Serbi nga Jarinja, policia kufitare po zhvillon kontroll të detajuar.

Përveç Jarinjës, edhe pika kufitare në Bërnjak është bllokuar për hyrje në Kosovë.

Policia e Kosovës ka thënë se ky vendim është marrë për shkaqe sigurie.

Më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Në një aksion pasues, nga përplasja e Policisë me grupin e armatosur mbetën të vrarë tre sulmues. Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan. Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Në aksion është kapur arsenal armësh.

{gallery}