Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“S’ka prova”, lirohen katër të dyshuar për rastin e Banjskës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të martën ka liruar nga arresti katër të dyshuar për rastin në Banjskë të Zveçanit, pasi sipas tyre, nuk pati prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në rast.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit e liruar ishin arrestuar larg vendit të ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju njoftojmë se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë të mërkurën.

Policia e Kosovës pati arrestuar tetë persona në lidhje me sulmin e armatosur që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.