Arbëri

Në Zveçan, qirinj për tre sulmuesit e vrarë të dielën

Në qendër të Zveçanit të martën janë ndezur qirinj për tre sulmuesit serbë që u vranë te dielën në fshatin Banjskë, shkruan “Kossev”.

Në një sulm të dielën mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre policë tjerë të Kosovës, ndërsa u vranë edhe tre nga grupi i armatosur që sulmoi Policinë.

Ndonëse nuk është dhënë informatë zyrtare për identitetin e tre sulmuesve të vrarë, në qendër të Zveçanit janë vendosur tri fotografi. Janë vendosur fotografitë e N.S. nga Zveçani, të B.M. dhe I.M. të dy nga Leposaviqi.

Ata janë serbë nga veriu.

Në Zveçan të pranishëm ishin mbi njëqind persona, ndërsa iu afruan fotografive në heshtje dhe ndezën qirinj.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe zyrtarët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq dhe Miljana Nikoliq.

Po ashtu është planifikuar ndezja e qirinjve edhe në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviqit.