Arbëri

Moti sot me diell e vranësira

Moti sot

Sot (e premte) në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius .

Do të fryjë erë e lehtë dhe në disa vende e fortë nga drejtimi i verilindjes.