Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime popullit maroken pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin të shtunën duke lënë të vdekur mbi 800 persona.
Në Twitter, Osmani u ka uruar forcë dhe shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti.
“I urojmë forcë dhe shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre sot. Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, ka shkruar Osmani.
We wish strength, recovery and healing to all those affected by the devastating earthquake in Morocco.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 9, 2023
We extend our heartfelt condolences to the families who lost their loved ones today.
The people of Kosovo stand in solidarity with the people of Morocco at this tragic time.