Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rinia e PDK-së me aksion para MINT-it: Rinia largohet, Rozeta pasurohet

Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë organizuar aksion simbolik te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Të rinjtë i janë drejtuar ministrisë me pankarta në duar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rinia largohet, Rozeta pasurohet”, “Ju me zemër, na pa bukë”, “Kjo Qeveri nuke ka prioritet rininë”, e të tjera slogane ata kanë qëndruar para MINT-it.

Pas aktivitetit, aktivistët i kanë lënë pankartat para ndërtesës së ministrisë.

Disa incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale” ditë më parë ku përfshihet MINT-i kanë nxitur reagime në opinion. Sipas këtij mediumi, zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bisedojnë lidhur me nënshkrimin e një kontrate për rezervat shtetërore. Opozita akuzon ministren Hajdari se ka kontraktuar dhe paguar mall që nuk ka ardhur në Kosovë.

{gallery}