Arbëri

Një vatër aktive e zjarrit në Shqipëri, situata vazhdon të monitorohet

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë shuar pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit.

Sipas njoftimit të së enjtes, aktualisht vatër aktive ka mbetur ajo pyjore Plyk-Kraps-Gjorkos, që u riaktivizua pasi ishte fikur një ditë më parë.

Autoritetet thanë s po punohet për fikjen e tij.

“Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit. Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Situata po mbetet nën monitorim në fushën e mbetjeve në Vlorë.