Grupi Ndërinstitucional për Këshillin e Evropës është mbledhur për herë të parë të premten në Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka përmbushur kërkesat që i janë dhënë dhe se tashmë ka filluar faza substanciale e procesit.
“Sot hapim së bashku takimin e parë të grupit koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Republika e Kosovës e ndërtuar mbi vlerat e Këshillit të Evropës natyrshëm e ka vendin në këtë organizatë. Pra, Republika e Kosovës ka plotësuar edhe kërkesat ligjore edhe standardet demokratike, për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Tani që procesi ka kaluar te Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila do të japë mendimin e saj mbi aplikimin e Kosovës, lirisht mund të themi se fillon etapa substanciale e procesit, e cila do të shoqërohet me vizita fakt-mbledhëse të raportuesve dhe me përgatitje të raporteve”, ka thënë Kurti.
E, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka theksuar se Kosova është dashur të anëtarësohej në Këshill shumë vjet më parë.
“Tani që ka kaluar faza e parë gjithçka do të varet nga bashkërendimi i mirë i këtij grupi... Nga bashkërendimi juaj do të varet edhe ritmi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës... Kosova do të duhej të anëtarësohej shumë vite më parë në Këshillin e Evropës”, ka theksuar Gërvalla.
{gallery}