Arbëri

Hovenieri takon kadetin e FSK-së, i diplomuar në akademinë amerikane

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njoftoi se është takuar me Ylli Dalladakun, kadetin e parë nga Kosova i diplomuar në “West Point”, në New York.

Ai shkroi në Tëitter të enjten se e mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), teksa ajo kalon nga një forcë mbrojtëse territoriale multientike, në të ndërveprueshme nga NATO-ja.

Dalladaku ka diplomuar në Akademinë Ushtarake në SHBA “West Point”, e konsideruar si më prestigjiozja për shkollimin ushtarak në botë.

Togeri i FSK-së i kishte nisur studimet në këtë akademi në vitin shkollor 2016/2017. Në diplomimin e tij kishte mbajtur fjalim edhe ish-presidenti Donald Trump.