Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojë sot (e martë) para Kongresit për zhvillimet e deritashme lidhur me çështjet e dialogut Kosovë – Serbi.
Sipas një dokumenti të publikuar nga “Avazi”, Escobar pritet të raportojë për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas Escobarit, “AKS do të fuqizonte komunat me interesa të përbashkëta, gjuhë dhe kulturë për të koordinuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal”, transmeton KP.
“Për më tepër, Kosova dhe Serbia ranë dakord të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet kombëtare”, thuhet tutje në këtë dokument.
Sipas dokumentit, Escobari do të raportojë edhe për tensionet në veri.