Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se mospjesëmarrja e Kurtit në takimin joformal në Tiranë u bë për shkak të caktimit të agjendës më herët.
Sipas tij, ky takim joformal nuk ishte planifikuar me kohë.
Zulfaj ka thënë në Interaktiv të KTV-së se Kurti tradicionalisht ka marrë pjesë në simpoziumin e mbajtur sot në Greqi.
“Është mirë të kuptohet që nuk është refuzu pjesëmarrja në takim. Ky takim ka rastis me një takim që Kurti e kishte konfirmuar më herët. Për takimin jemi ftuar një javë përpara”, ka thënë ai.
Sipas tij, ajo çfarë dinë për samitin e këtij viti, janë tematikat që do të shtyhen përpara.