Prokuroria e Themelore në Prishtinë ka ftuar për intervistim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtakun, raporton KSP.
Deputeti Lushtaku në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës është përfshirë në një rrahje me disa ministra të Qeverisë së Kosovës.
Të përfshirë në Kuvend kanë qenë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndërsa, Lushtaku ka thënë se do t’i padisë për sulm fizik, zëvendëskryeministrin, Bisnik Bislimi, ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati.