Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka nënshkruar një urdhër, sipas mediave të Serbisë, që ushtria serbe të ngrihet në gatishmërinë më të lartë luftarake.
Sipas raportimeve, ai i ka urdhëruar forcat që të lëvizin urgjentisht në drejtim të kufirit me Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReagimi i tij ka ardhur pasi në veri janë mbledhur grupe njerëzit të cilët nuk kanë lejuar hyrjen e kryetarëve të rinj të tyre – Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. E, në Mitrovicë të Veriut janë lëshuar sirenat e alarmit.
Pas tij ka folur edhe ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, i cili e ka përshkruar situatën në veri si “dramatike”. Ai ka thënë se “do të implementojmë urdhrin e komandantit suprem dhe do të bëjmë çfarë pritet nga ushtria serbe”.