Një person kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 persona, ndërsa numri total i rasteve aktive është tre.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273.935 raste me COVID-19. 3217 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 270.714 qytetarë.
Sot, Qeveria e Kosovës i ka dhënë fund gjendjes emergjente që ishte shpallur shkaku i COVID-19.