Arbëri

Psikiatrja Shahini thotë se faji i ekranit 2-vjeçarët po ngecin në mësimin e shqipes

Psikiatrja Mimoza Shahini, është deklaruar rreth shqetësimit të prindërve, fëmijët e të cilëve nuk shprehen rrjedhshëm në gjuhën shqipe gjatë kohës kur fillojnë të flasin.

Sipas saj, një indikator që ndikon në stagnimin e fëmijëve për të folur rrjedhshëm gjuhën shqipe është qëndrimi mbi pesë orë në ditë pranë ekranit.

“Prindërit vinë te unë kur fëmija është shumë i vogël. Po the një fëmijë 2 vjeçar që ka filluar të flas, por flet vetëm anglisht, ose e flet gjuhën shqipe mjaft të reduktuar. Prindërit fillojnë të brengosen se pse fëmija nuk po flet shqip. Ky është një indikator që fëmija nën moshën 2-vjeçare ka qëndruar së paku pesë orë në screen (ekran), për ta mësuar gjuhën angleze në atë formë”, është shprehur ajo.

Si pasojë, Shahini thotë se gjuha angleze në një formë fillon të bëhet pengesë për performimin dhe jetën sociale të fëmijës.

“Nuk është vetëm koha që fëmija e vendos në dispozicion të iPhonet, por të do lloj ekrani. Prindërit mund të mos ua japin iPhonen, por e vendosin pesë orë në ditë para televizorit. Duhet të jenë të kujdesshëm që do ekran e ka efektin e vet. Bëhet fjalë për kohën. Duke u rritur, sa më shumë që fëmija qëndron në ekran, kemi disa probleme të tjera. Kemi një predispozicion të rritur për depresion dhe ankth. Nga 3 deri në 11 vjeç, fëmijët kanë probleme me frikëra që i marrin nga skenat që shikojnë nëpër rrjete sociale. Qasja ndaj rrjeteve sociale nuk është thjeshtë një kalim kohe në rrjete sociale, ndikon në shëndetin mendor të fëmijët”, ka thënë më tej ajo.