Një person ka vdekur nga COVID-19 të enjten në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ndërkohë, nga testimi i 72 mostrave, katër prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona.
Numri i hospitalizimeve është shtatë, ndërsa i rasteve aktive është 36.