Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila i mori meritat për vendimin për liberalizmi të vizave.
Sipas Shashës është misterioze mungesa e zemërgjerësisë së Qeverisë.
“Edhe nëse shkojmë në ekstrem dhe e pranojmë pretendimin e VV-së se fal punës së tyre u përmbush një kriter i mbetur (sundimi i ligjit), prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ata nuk i kanë përmbush, por dikush tjetër. Dita sikur kjo e sotme duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik. Barra e zgjatjes së dorës është çdo herë mbi shumicën”, ka shkruar Shasha në Facebook.