Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën do të udhëtojë drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, udhëtim i Kurtit do të jetë një vizitë pune.
Ai pritet të takohet me krerët institucionalë të Shqipërisë.
Kryeministria nuk ka dhënë detaje të tjera.