Arbëri

Ministri i Jashtëm austriak flet për Asociacionin, jep shembullin e Tirolit Jugor

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa ka thënë se ka shembuj pozitiv, si rasti i Tirolit Jugor.

Schallenberg ka biseduar për këtë çështje me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, të mërkurën në Vjenë. Ai tha se Austria është shembull pozitiv. 

“Ky është një vend që ka filluar të ekzistojë në vitin 1918, kur shembull një ministër francez, tha ‘Austria është ajo që mbetet’. Është një vend që ka pasur ndryshimet më të mëdha dhe sot jemi një nga vendet më të pasura ku njerëzit janë krenarë për gjithçka që është arritur. Shikoni Tirolin Jugor. Ka shembuj pozitivë dhe Austria është një prej tyre”, tha Schallenberg, raporton “Kosovo Online”.

Schallenberg ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin e zbatimit të Marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Ka ende shumë takime dhe bisedime para nesh. Marrëveshja që u arrit është një sinjal i rëndësishëm. Mirëpres që Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë pranuar marrëveshjen. Nuk ishte hap i lehtë, por është i rëndësishëm”, ka thënë Schallenberg.

Ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për rajonin.

“Normalizimi i marrëdhënieve nuk ka alternativë. Ka mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Dhe nuk ka alternativë. Siç tha një ministër britanik ‘ëshë shfaqja e vetme në qytet’”, tha Schallenberg.

Ai tha po ashtu se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen dhe atë sa më shpejt të jetë e mundur, përfshirë edhe Asociacioni.

Ministri i Jashtëm i Austrisë ka folur edhe për pushtimin rus të Ukrainës.

“Serbia, si vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, ka një përgjegjësi të veçantë. Mirëpres që Serbia dënoi agresionin në OKB dhe shpresojmë, dhe këtu jam jehonë e BE-së, se ‘Serbia do t’i bashkohet sanksioneve’. Kushto që dëshiron të jetë anëtar i BE-së nuk mund të qëndrojnë mënjanë”, ka thënë Schallenberg.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq, ka thënë se deri në “formim të Asociacionit nuk mund të bisedohet për hapa tjerë të zbatimit”.

“Vuçiq e tha qartë se ne pajtohemi t’i zbatojmë parimet deri në vijat tona të kuqe që i kemi theksuar”, ka thënë Daçiq. “Ky tash është edhe një test për komunitetin ndërkombëtar”.