Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Angelo Michele Ristuccia, ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme.
Ristuccia ka folur të enjten në takimin e Shefave të Mbrojtjes së NATO-s.
Ai ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin e tyre e përkrahjen e misionit të KFOR-it.
Ristuccia i ka informuar ata për aktivitetet e KFOR-it.
“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Ristuccia, është njoftuar në faqen e KFOR-it në Twitter.
Ristuccia ka thënë se KFOR-i po zbaton çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin që i buron nga OKB-ja, e që ka për qëllim lirinë e lëvizjes dhe ruajtjen e sigurisë.
Ai ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
Ai ka thënë se po ashtu po krijon kushte që të konsolidohet dhe të ecë para dialogu i lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë.
Ristuccia ka folur edhe për tensionet e fundit në veri të Kosovës.
“Përderisa tensionet rritjen, e përshkallëzon paqartësia në mesin e popullatës; një i incident i vetëm mund të rrezikojë të kompromentojë me vite arritje për sigurinë dhe paqen”, ka thënë Ristuccia.
MG Ristuccia said: "Currently, the overall security situation in #Kosovo is generally calm but extremely fragile, volatile and unpredictable due to several unresolved & sometimes converging issues." pic.twitter.com/V2PQGe0Clw
— @NATO - KFOR (@NATO_KFOR) January 19, 2023