Arbëri

Vdiq ish-luftëtari i UÇK-së i ftuar nga Haga, Sabahajdin Cena

Ka vdekur profesori Sabahajdin Cena, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar për vdekjen e tij.

Cena ishte ftuar për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Siç pati thënë ai, ishte ftuar për intervistim lidhur me aktivitetin dhe angazhimin e tij në UÇK.

Gjatë luftës në Kosovë, Cena ishte në kuadër të Zonës Operative të Pashtrikut.

Ai e kishte shprehur kundërshtinë e tij ndaj Gjykatës Speciale.

“Është e padrejtë të ftohemi ne e jo serbët”, pati deklaruar Cena.