Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parasheh se gjatë ditës së premte në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara.
Sipas IHK-së, edhe gjatë të premtes temperaturat në mesditë do të jenë pothuajse pranverore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, thuhet më tej në njoftim.