Me 85 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falklands.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar votat e deputetëve për këtë projektligj të cilin e vlerësoi të rëndësishëm.
“Në kuadër të bashkëpunim të vazhdueshëm me shtete partnere, ministria ka nënshkruar marrëveshje me Britaninë. Kjo marrëveshja ka për qëllim zbarkimin e FSK-së me Forcat e Armatosura britanike në Ishujt Falkands. Aprovimi i projektligjit do t’i hapë rrugë Atashimit të personelit nga FSK në kompaninë Roulment”.