Arbëri

Kuvendi mblidhet të enjten, projektligji për çmimet tavan në rend dite

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbahet seancë plenare.

Në rend të ditës ndër të tjera, janë dy projektligje, ai për punët publike dhe për çmimet tavan për produktet elementare, për të cilat nuk kishte kuorum për votim në seancat e javës së kaluar.

Pos kësaj, deputetët do të shqyrtojnë edhe disa projektligje të tjera.