Arbëri

Pesë gra pretendojnë se në Autoritetin e Aviacionit Civil ka diskriminim gjinor

Pesë gra, punonjëse në Autoritetit e Aviacionit Civil të Kosovës, pretendojnë se në këtë institucion ka “diskriminim gjinor”.

Peticioni i nënshkruar nga to, kundër diskriminimit, do të diskutohet të martën, në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Për këtë, anëtarët e Komisionit do të diskutojnë me drejtorin e përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Jeton Koca.