Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka quajtur dokument të dobët Strategjinë Kombëtare të Sigurisë për periudhën 2022-2027.
Ai gjatë fjalimit të tij e quajti këtë strategji “dokument frankshtajn”.
“Kjo strategji është dokument frankshtajn, do të thotë i përbërë prej dokumenteve paraprake, po ashtu të dobëta, por sikur i përforcuar pak nga fjalimet e kryeministrit”, tha Berisha, para se ta ndërpriste kryekuvendari Glauk Konjufca.
“Z. Berisha ne patëm raportin e komisionit, a ka mundësi ju lutem...”, tha Konjufca.
Në fund të fjalimit, Konjufca i tha deputetit Berisha se e keqpërdori foltoren.