Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se 15 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar të premten në Kosovë.
Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Sipas MSH-së, numri i rasteve aktive është 128.
Ndërkaq, të vaksinuar në 24 orët e fundit me vaksinën anti-COVID janë 29 persona.