Arbëri

Kurti pret sot Këshillin Grevist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Këshilli Grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, kanë nisur takimin e tyre të martën, në ora 08:00.

Lajmin se palët do të takohen për Kohën e ka konfirmuar të hënën Ymer Ymeri nga SBASHK-u.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar mbajtjen e takimit.

“Nesër në mëngjes do të ketë një takim ndërmjet këshillit grevist dhe Qeverisë", ka thënë ai hënën.

Sindikatat kanë paralajmëruar që gjatë javës do ta radikalizojnë grevën duke paralajmëruar edhe protesta.

Të dielën, në një takim kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve vendosen që greva të vazhdojë për kohë të pacaktuar.

Që nga 25 gushti, punonjësit e sektorit publik, të cilëve u janë bashkuar edhe mësimdhënësit, janë në grevë të përgjithshme. Kërkesa kyç e sindikalistëve është ndarja e nga 100 eurove në muaj deri në miratimin e Ligjit për paga.