Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personi që sulmoi mësimdhënësit: Jasharaj është armiku i nxënësve

Musli Rexhepi, gjysh i një nxënëseje që sulmoi mësimdhënësit në Shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, deklaroi se armiku i nxënësve është kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai tha të hënën se Jasharaj i ka ndarë mësimdhënësit me kokëfortësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

VIDEO: Momenti i përplasjes

“Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë sivjet. Erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë ku po mbahej mbledhja e Sindikatës. E pashë, armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj vetëm atë personalisht. Ai e ka marrë një kokëfortësi në vete e i ka nda edhe arsimtarët edhe arsimin. Ky është armik, më i zi se shkau", deklaroi ai pas përplasjes në klasë”, potencoi Rexhepi.

Derisa Jasharaj po dilte nga klasa ku u mbajt takimi me mësimdhënësit, Rexhepi u nis drejt tij, derisa mësimdhënësit reaguan për ta ndalur.