Arbëri

Dy të vdekur nga COVID-19 të martën në Shqipëri

Descriptive Text

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se edhe 712 raste të reja pozitive janë regjistruar nga gjithsej 1.952 testime të kryera.

Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 551 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 315.542.

Me këtë rast është rritur edhe numri i rasteve aktive, i cili ka shkuar në 3.490.

Sipas njoftimit të ministrisë, 21 persona të infektuar janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3.