Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se gjithë tensionet në veri që po shihen sonte janë rezultat i lëvizjeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Gjithçka që shohim sot është rezultat i lëvizjeve të njëanshme të Kurtit. Serbia nuk bëri asgjë për të filluar këtë krizë, serbët në Kosovë e M. nuk bën asgjë për të shkaktuar atë që po shohim sot. Ky është epilogu i keqtrajtimit prej vitesh i serbëve në Kosovë e M.”, ka thënë Bërnabiq, raporton B92.
“Albin Kurti është turpi i Ballkanit të sotëm. Kurti është njeri që politikë të vetme e ka dhunën e vazhdueshme dhe provokimet”.