Arbëri

Kurti: Arsimi cilësor është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin Kosovës

 

Arsimi cilësor është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapje të Olimpiadës së Tretë Matematike Kosovë-Shqipëri për Klasat VII-IX.

“Ne duhet të synojmë të frymëzojmë qysh herët tek nxënësit ndërveprimin me konceptet e shkencës, duke nxitur garë ndërmjet ekipeve edhe shkollave. Olimpiada që mbahet sot e jep një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim. Kjo olimpiadë i kontribuon ndërtimit të urave të bashkëpunimit mbarëkombëtar në fushën e dijes dhe të shkencës”, shtoi ai.