Arbëri

Molliqaj: Policia përdori dhunë për të na liruar pas dy orësh

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se dhuna policore e ushtruar të enjten gjatë arrestimit të tij dhe të disa bashkëpartiakëve, “ishte ndër më brutalet ndonjëherë”. E sipas tij, kjo u bë edhe më e paarsyeshme, pasi u liruan pas dy orësh.

“Dhuna policore gjatë arrestimit të sotëm ishte ndër më brutalet ndonjëherë. E për çka? Që në fund të lirohemi pas 2 orësh? Rrjedha e ngjarjeve ndodhi kështu vetëm për një arsye: Pushteti po përndjek politikisht me gjithë aparatin shtetëror në dispozicion duke shkelur të gjitha procedurat ligjore në fuqi. Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare; pak me shtypjen e grupeve të margjinalizuara e pak me arrestimin e jashtëligjshëm të opozitës. Kjo nuk na zmbraps as nuk na frikëson. Rezistenca vazhdon!:, ka shkruar ai në Facebook, pas lirimit.

 

Dhuna policore gjatë arrestimit të sotëm ishte ndër më brutalet ndonjëherë. E për çka? Që në fund të lirohemi pas 2 orësh? Rrjedha e ngjarjeve ndodhi kështu vetëm për një arsye: Pushteti po përndjek politikisht me gjithë aparatin shtetëror në dispozicion duke shkelur të gjitha procedurat ligjore në fuqi. Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare; pak me shtypjen e grupeve të margjinalizuara e pak me arrestimin e jashtëligjshëm të opozitës. Kjo nuk na zmbraps as nuk na frikëson. Rezistenca vazhdon!

Posted by Dardan Molliqaj on Thursday, June 16, 2022

Arrestimi i tij u bë në kohën kur protestuesit para Kuvendit po shpërndaheshin.

Ndaj Molliqajt ishte lëshuar të mërkurën urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.