Në kuadër të shënimit së 23 vjetorit të Ditës së Paqes, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se NATO-ja ka sjellë stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin me hyrjen e forcave të saj më 12 qershor 1999 në Kosovë.
Hovenier, i cili po merr pjesë në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri”, është shprehur i lumtur që po feston të dielën Ditën e Paqes krah zyrtarëve kosovarë.
“I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar ai.
Honored to celebrate Peace Day today at the North Macedonia/Kosovo border, alongside Kosovo officials & diplomatic community members. 23 years ago here, many Kosovans returned home. #NATO brought stability & prosperity for #Kosovo and the region. @NATO_KFOR pic.twitter.com/cXLfSu0wgX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 12, 2022