Arbëri

Qelaj: Diskriminimi në Kosovë, sinjal që institucionet të veprojnë

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi se trajtimi ndryshe i njerëzve për shkak të ngjyrës e përkatësisë etnike, paraqet formën më të rëndë të diskriminimit.

Ai tha në emisionin “Sonte me Rronin” të mërkurën, se veprimet diskriminuese në Kosovë, janë sinjal që institucionet të veprojnë ndaj kësaj dukurie. Ai e mori shembull kohën kur shqiptarët ishin të diskriminuar nga pushteti serb, për ta përshkruar dëmin e diskriminimit në shoqëri.

“Është edhe bindje imja që qytetarët e Kosovës meritojnë barazi para ligjit, pavarësisht dallimeve që mund t’i kenë. Këto bindje nuk mund të krijohen brenda një dite. Gjenerata ime e ka përjetuar diskriminimin në kurriz, dhe mund ta shohësh se si është të trajtohesh ndryshe”, tha Qelaj.