Me zgjedhjen e Dritan Abazoviqit, kryeministër të Malit të Zi, është rritur ndikimi shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Tash, pos Kosovës e Shqipërisë, edhe në Mal të Zi është një kryeministër shqiptar, Abazoviqi që vjen nga Ulqini.
Po ashtu janë edhe tre kryeparlamentarë shqiptarë në Ballkan: në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, ku është Talat Xhaferi.
Janë edhe dy presidentë shqiptarë, në Kosovë e Shqipëri.
“I lumtur që Dritan Abazoviq është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë. Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, ka shkruar Rama.
Gjithsej në këto katër shtete janë tetë zyrtarë të lartë: 3 kryeministra, 3 kryeparlamentarë e dy presidentë shqiptarë.