Arbëri

Petkoviqi paralajmëron vizitë dyditore në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar vizitë dyditore në Kosovë për festën e Pashkëve.

Madje, në një njoftim në Facebook ai ka thënë se që sonte (e shtunë) do të jetë në manastirin në Bajskë të Zveçanit.

Kurse, nesër ka paralajmëruar vizitë në një shkollë në fshatin Banjë.

Herën e fundit kur Petkoviqi deshi ta vizitonte Kosovës, një gjë e tillë iu mohua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ai pati planifikuar të vinte më 2 dhe 3 dhjetor të vitit të kaluar por kërkesa nuk i ishte miratuar nga institucionet e Kosovës.

E në nëntor ai ishte ndaluar edhe një herë të hynte në Kosovë.

Serbia ato ditë nuk pati lejuar ministrat e Qeverisë së Kosovës që ta vizitonin Luginën e Preshevës. Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku patën planifikuar vizitë dyditore në Luginë.

KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme nëse Petkoviqi ka bërë kërkesë për vizitë dhe nëse i është aprovuar, por është ende në pritje të përgjigjes.