Arbëri

Serbët në veri nisen të mblidhen për protestë

Serbët në veri të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sheshin “Car Lazar” për të protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.

Ata po mbajnë pankarta në duar ku ndër të tjera thuhet “Serbeve u rrezikohet mbijetesa në Kosovë e Metohi”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se qytetarët serbë mund të votojnë për këto zgjedhje përmes postës ose zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, mirëpo këto opsione nuk janë pranuar nga Beogradi.

Qeveria e Serbisë kërkon që në komunat me shumicë serbë në Kosovë më 3 prill të hapen vendvotimet.