Iniciativa e të Rinjve për të drejtat e njeriut sot do të protestojë para Kuvendit të Kosovës për mosvotimin e Projektkodit Civil.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se protesta do të mbahet nga ora 12:00, ndërkaq bëhet e ditur se do të shprehen pakënaqësitë “ndaj neglizhencës dhe refuzimit për të shtyrë përpara të drejtat e njeriut, për të gjithë pa dallim, që janë të garantuara me Kushtetutë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta në thirrjen e tyre thonë se deputetët betohen në Kushtetutë dhe jo në libra fetarë.
“Nga ora 12:00 do të protestojmë para Kuvendit me mesazhin që kjo betejë ende nuk ka përfunduar, ne do të rezistojmë deri të arrihet kjo barazi shoqërore”, thuhet tutje në thirrjen e tyre.