Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot marshohet kundër vrasjes së grave

Grupi organizativ “Marshojmë S’festojmë”, sot nga ora 10:00 do të marshojë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt.

Ky marsh, përveç në Prishtinë, do të mbahet edhe në Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Gjilan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas organizatorëve të marshit, janë gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010, 48 gra të vriten nga burrat në Kosovë.

Në Prishtinë ky grup organizativ marshin do ta fillojë nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, më pas te rrethi i flamurit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, Kodi Penal i Kosovës, dënimin më të rëndë për vrasje parasheh dënimin me burgim të përjetshëm./kp